Rusia kërcënon Gjermaninë me mbylljen e gazsjellësit Nord Stream 1!
Rusia ka kërcënuar hapur me mbylljen e rubinetin të gazit për Gjermaninë duke bllokuar furnizimin përmes Nord Stream 1. “Ne kemi të drejtë të plotë të vendosim masa “si pasqyrë” dhe të lëshojmë një embargo”, deklaroi zëvendëskryeministri rus, Aleksander Novak duke iu referuar kështu ndalimit të projektit Nord Stream 2 nga ana e Gjermanisë.
Për këtë qeveria në Moskë nuk ka vendosur ende, “por politikanët europianë na detyrojnë me deklaratat e tyre dhe fajësimet kundër Rusisë në këtë drejtim”, theksoi Novak në televizionin shtetëror. Ai paralajmëroi edhe për ndalimin e importeve ruse çka do të çonte në një rritje të paparishikueshme çmimesh, rreth 300 dollarë për fuçi, në mos më shumë.
Nord Stream 1 prej një dekade është një linjë e rëndësishme e furnizimit me gaz të Gjermanisë. Gazsjellësi kalon nga Rusia përmes Detit Baltik deri në Gjermani dhe ndërkohë vendet e BE që tërheqin më shumë se 40% të gazit të importuar nga Rusia, po kërkojnë me intensitet të shkëputen nga varësia energjetike ruse.
Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk do të largohet nga kryeqyteti me gjithë luftimet në Kiev. Sipas të dhënave të zyrës presidenciale, ai tërhoqi ushtarët ukrainas që angazhohen në misione ushtarake. Ukraina, sipas njoftimeve, angazhohet në Kosovë, Kongo dhe në Republikën e Bregut të Fildishtë.
Ndërkohë në sulmet ajrore kundër metropolit verior ukrainas, Sumy janë vrarë më shumë se 10 vetë, mes tyre edhe fëmijë bëjnë të ditura autoritetet vendore. Ndërsa në qytetin port, Mariupol, situata po shkallëzohet, sipas këshillit bashkiak. “nuk ka rrugë pa dritare të thyera, ndërtesa apo shtëpi të shkatërruara.” DW
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.