Sa do të kushtojë iPhone 8? A do të ketë telefona të tjerë nga Apple këtë Shtator?

Apple vetëm pas disa javësh ka 10-vjetorin dhe si shpërblim për të gjithë konsumatorët do të hedhë në treg iPhone 8, i cili sipas gjasave do të jetë telefoni më i shtrenjtë që kompania ka prodhuar deri më tani.
Sipas “New York Times”, iPhone do të kushtoj rreth 999 dollarë në SHBA. Ka një rritje çmimi prej 54 përqind krahasuar me iPhone 7, të cilin kompania e nxori shtatorin e kaluar me një çmim prej 649 dollarësh.
Nuk është ende e qartë se sa do të kushtojë pajisja në Evropë, por mund të jetë shumë më e lartë.
Apple nuk planifikon të nxjerr versionin 32GB tek iPhone 8, e cila është madhësia e fillimit aktual për iPhone 7. iPhone 8 ka gjasa të fillojë në 64GB, një madhësi që nuk është në dispozicion për iPhone 7.
iPhone 8 do të jetë një version premium i smartphone-ëve kryesorë të Apple dhe do të lëshohet së bashku me dy telefona të tjerë, që pritet të quhen iPhone 7s dhe iPhone 7s Plus. Versione të përmirësuara të ofertës aktuale, çmimi i këtyre celularëve pritet të jetë më i ulët.
Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se iPhone 8 mund të fillojë më shumë se 1,000 dollarë dhe të kushtojë 800 paund në Britaninë e Madhe. Çmimi është i lartë kryesisht për shkak të shpenzimeve të larta të prodhimit për telefonin, i cili pritet të ketë një ekran që shtrihet në mënyrë unike nga fillimi deri në fund të telefonit si dhe opsionin për njohjen e fytyrës.
Çmimet e iPhone ndryshojnë në mënyrë drastike në mbarë botën dhe konsumatorët në Europë shpesh përballen me shpenzimet më të larta. Hungaria është vendi më i shtrenjtë për të blerë iPhone 7.
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.