Sa ton drithëra prodhon në një vit Shqipëria? Zonat që kryesojnë listën për prodhimin më të lartë

Prodhimi i drithërave në vitin 2016 është rritur në 698.400 ton. Lajmi është dhënë në një raport të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave, ku nënvizohet se është shënuar një rritje me 0.4 për qind në krahasim me vitin 2015.
Sipas raportit të fundit për bujqësinë niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit me 156.530 ton, e pasuar nga qarqet Elbasan me 98.535 ton dhe Korça me 88.451 ton.
Në raportin e INSTAT publikohen edhe shifrat për prodhimin e perimeve, ku në një vit në Shqipëri u prodhuan 1.129.101 ton perime, duke shënuar një rritje me 9,6 %, krahasuar me vitin 2015.
Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 373.406 ton, Tiranë me 121.661 ton dhe Berat me 120.105 ton.
“Në grupin e perimeve peshën më të madhe e zënë perimet e njoma me 65,5 %, të pasuara nga bostanoret me 24,5 % dhe perimet e thata me 10,0 %”, shkruhet në raportin e INSTAT.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.