Investimet publike – Shpenzimet kapitale, 11.7 mld lekë më shumë se viti 2016

Investimet publike janë rritur këtë vit krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që çdo vit që korrespondon me zgjedhjet parlamentare, investimet elektorale janë ato që diskutohen më tepër nga opinion publik.
Sipas treguesve fiskalë zyrtare të Ministrisë së Financave vihet re se për periudhën 10 mujore realizimi i këtyre investimeve është në nivele jo të larta, me konkretisht në afro 61 % e planifikimit vjetor. Duke parë trendin e viteve të fundit, shifrat e shpenzimeve kapitale në vite, vihet re se këtë fillim vit ka pasur një rritje të investimeve publike.
Kështu referuar të dhënave të treguesve fiskalë për këtë periudhë, shpenzimet kapitale paraqesin një realizim në masën rreth 45.3 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë është rreth 11.7 miliard lekë më shumë. Po sipas këtyre të dhënave, realizimi me financim te brendshëm është në vlerën e 25.1 miliardë lekëve, ndërsa investimet me financim të huaj për këtë periudhë arrijnë në 15,8 miliardë lekë.
Ndryshimet në ligjin për buxhetin e shtetit ka bërë që të mirë-menaxhohen financat publike. Kjo pasi mosrealizimi i investimeve publike gjatë viteve të fundit ka qenë një ndër problematikat e menaxhimit të buxhetit të shtetit.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.