Samiti i investimeve në turizëm – Rama: 5-fish më shumë kërkesa. Nuk do jepen më leje pa ndërtuar hotelin
Investimet në vijën bregdetare dhe hoteleritë janë vlerësuar nga kryeministri Edi Rama si një domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit.
Gjatë samitit të investimeve në Turizëm, kryeministri bëri të ditur se leja për ndërtimin e një resorti ndryshe nga më parë, do të jepet vetëm atëherë kur investitori të këtë ndërtuar hotelin duke i bërë apel investitorëve ti përgjigjen ambicies për zhvillimin e industrisë turistike.
Rama shtoi më tej se Shqipëria do të fokusohet në zhvillime që kanë specifikën e tyre duke investuar kryesisht në projekte dhe fizionomi. Kryeministri paralajmëroi ndalimin e ndërtimeve të cilat nuk kanë asnjë impakt në zhvillimin e zonës sikurse janë ato në zonën e Golemit.
Më herët kryeministri u shpreh se fale lehtësirave për investimet në sektorin e turizmit numri i kërkesave për leje ndërtimi këtë vit është 5-fishuar krahasuar me vitin 2017.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.