Schaeuble në fushatë – “Ulim taksën koorporative, i bëjmë gjermanët me shtëpi”

Gjermanisë me shumë gjasa do t’i duhet të bëjë ndryshime në sistemin e taksës korporative gjatë viteve në vijim për të përballuar në këtë mënyrë konkurrencën nga vendet e tjera, deklaroi ministri gjerman i financave, Wolfgang Schaeuble.
Konservatorët britanikë, përpara zgjedhjeve të përgjithshme premtuan uljen e taksës korporative në 17%. Gjermania duhet t’i bëjë ballë kësaj konkurrence të egër.
“Ne nuk mund ti injorojmë këto”, nënvizoi fajkoi gjerman. Ndër të tjera, ai shtoi se, nëse Gjermania vijon të ndjekë një politikë fiskale modeste në vitet në vijim dhe vijon të qëndrojë kompetitive, qeverisë do t`i teprojnë rreth 15 miliardë euro në vit.
Schaeuble premtoi gjithashtu se, ai dhe kancelarja gjermane do të bëjnë gjithçka për të rritur nivelin e gjermanëve që zotërojnë një shtëpi.
Siç dihet, gjermanët janë ndër popujt që kanë më pak shtëpi në zotërim. Vetëm 45% e gjermanëve kanë në pronësi një shtëpi, ndërkohë që në Europë kjo normë fiksohet në 70%.
Sa i përket politikave të Bankës Qendrore Europiane, Schaeuble deklaroi se, politikat ultra-lehtësuese monetare kanë ndihmuar në luftën ndaj krizës financiare gjatë viteve të fundit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.