Sekuestrohen 20.500 euro të falsifikuara – Policia vë në pranga 37-vjeçarin
Policia ka vënë në pranga shtetasin 37-vjeccar për falsifikim të monedhave dhe riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit.
Ndalimi i mjetit me të cilin lëvizte shtetasi G.Xh, banues në Kavajë, u bë në rrugën ‘Sadik Petrela’, ku gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 183 dhe 149/a të Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.