Selami Xhepa : ”Fajdet ushqehen nga paratë kriminale!”
Mbrëmjen e së enjtes, pjesë e panelit të ‘Argumet’ ishte dhe eksperti i ekonomisë, Z, Selami Xhepa, për të diskutuar rreth fajdeve, si një fenomen që ka prekur gjërësisht shoqërinë shqiptare. Sipas tij fenomeni i fajdeve po shndërrohet në plagë. Ky fenomen ushqehet nga paratë kriminale dhe në sektorin financiar, pasi fajdja është një proces i pastrimit të parave.
‘’Këto vite kemi parë një rritje të kanabizimit që shpeshherë ndryshonte kursin e këmbimit, por njëkohësisht sillte dhe disa mënyra përdorimi të këtyre parave që fitoheshin nga ky biznes. Një nga format më të mira të shpenzimit të këtyre parave,ishin lojrat e fatit. Tani me mbylljen e tyre, kanë dale edhe me në pah fajdet.”– thekson ai.
Z.Xhepa argumenton gjithashtu se shqiptarët gjejnë ‘zgjidhje’ tek fajdet, pasi sistemi bankar edhe pse është shumë funksional, sërish ofron interesa të larta për xhepin e tyre.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.