SHBA: Autoritetet shëndetësore rekomandojnë zyrtarisht vaksinën anti-Covid edhe gjatë shtatzënisë

Në SHBA, autoritetet shëndetësore kanë marrë një pozicion të qartë për vaksinat anti-covid në shtatzëni: në tremujorin e tretë ato janë të sigurta dhe rekomandohen.
Pas disa muajsh indikacionesh të pasigurta, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë azhurnuar udhëzimet për vaksinat anti-Covid në shtatzëni, të rekomanduara tani zyrtarisht.
Fakti që sistemi i mbikëqyrjes mbi efektet anësore të zakonshme dhe kalimtare të vaksinave, i cili mbledh raportet e qytetarëve, nuk ka ngritur ndonjë shqetësim në lidhje me sigurinë e vaksinave Pfizer dhe Moderna për gratë shtatzëna të imunizuara në tremujorin e tretë , as për foshnjat që mbajnë në barkun e tyre – ndërsa të dhënat në lidhje me tremujorin e parë dhe të dytë janë ende numerikisht të pamjaftueshme për të arritur në një tregues të saktë. (Focus)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.