Shërbimi Psiko-Social në shkolla! Kushi: Dyfishimi i numrit të punonjësve, përgjigje e nevojave në institucionet arsimore
Pritet të dyfishohet numri i punonjësve psiko-social në shkolla. Në interpelancën e zhvilluar me kërkesën e një grupi psikologësh dhe punonjësish socialë në platformën e bashkëqeverisjes, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka sqaruar do të ketë rritje të vazhdueshme të numrit të psikologëve dhe punonjësve të shërbimit psiko-social dhe kjo sipas saj vjen si reflektim ndaj problematikave që janë konstatuar në mënyrë të vazhdueshme në shkollat tona.
Kushi ka dhënë detaje në lidhje me risitë që sjell urdhri nr. në shërbimin psiko-social përfshin shtim të tyre për nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollat normale, për nxënës të kthyer nga emigracioni, viktima apo viktima të mundshme të trafikimit, romë/egjiptianë, etj.
Një tjetër pikë është edhe përmirësimi dhe qartësimi i procedurës për emërimin, pezullimin dhe largimin nga shërbimi të punonjësit të shërbimit psiko-social, duke bërë që të rekrutohen punonjës cilësorë dhe në mënyrë transparente, ku ka vlerësim me dosje, testim me shkrim dhe intervistë të strukturuar.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.