Sheshi “Nënë Tereza”, në pedonale – Veliaj: Vendimi, me rastin e 109-vjetorit të lindjes së Shenjtores
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka njoftuar se në vitin 2020 , sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një pedonale.
Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan se, me rastin e 109-vjetorit të lindjes së Shenjtores së madhe shqiptare, Nënë Terezës, sheshi që mban të njëjtin emër do të kthehet në pedonale për qytetarët.
Gjithashtu, Veliaj kujton se në vitin 2018, u hap mensa sociale “Nënë Tereza”, ndërsa në 2019-ën nisi ndërtimi i shkollës “Nënë Tereza”.
“Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, përfundon Veliaj, në reagimin e tij në Facebook.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.