Shfuqizohet neni që detyron bizneset për deklarimin vjetor në Inspektoriatin e Punës!
Qeveria ka depozituar në Kuvend ndryshime në ligjin për inspektimin e punës, ku krahas parashikimeve të tjera, ka propozuar edhe shfuqizimin e nenit që detyron bizneset të raportojnë çdo vit në Inspektoriat për personat e punësuar e për adresën ku ushtrohet veprimtaria.
Shfuqizimi i këtij neni vjen në kuadër të uljes së barrierave për biznesin, si kërkesë e grupit të ekspertëve në kuadër të programit “Doing Business”, si dhe e planit të veprimit të miratuar për përmirësimin dhe monitorimin e indikatorëve “Të bësh biznes”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.