Shitja masive e çokokremit shkakton trazira në supermarketet franceze
Blerësit e etur filluan të dalin nga vetja kur çmimi i çokollatës italiane Nutella, u përgjysmua në një rrjet supermarketesh në të gjithë Francën.
Videot që u bënë virale tregonin se si gjërat devijojnë në kaos dhe se si blerësit shtynin njëri-tjetrin për të kapur sa më shumë kavanoza të çokokremit italian të jetë e mundur.
Kërkesa për këtë produkt ishte aq e lartë sa në një supermarket u desh të ndërhynte edhe policia.
Një punonjës në “L’Horme në Loire” pikturoi skenën për The Local duke krahasuar etiketën e blerjeve me skenat e “betejës së Berezinës ku luftohej midis ushtrisë franceze dhe Rusisë.
Por kjo ka të ngjarë të ishte një luftë edhe më epike!
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.