Shkarkohet kreu i Emergjencave Civile – Xhaçka emëron Haki Çakon në vend të Shemsi Prençit

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shkarkuar kreun e emergjencave civile, Shemsi Prençin dhe ka emëruar në vend të tij, ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon.
Prençi mbante këtë post që prej vitit 2013, duke u emëruar sipas një procedure konkurrimi, të organizuar nga Departamenti i Administratës Publike. Ndërsa kreu i ri, Haki Çako emërohet në këtë post, 5 muaj pas shkarkimit si kreu i Policisë së Shtetit, nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Çako, fillimisht u emërua si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe tashmë mori sërish një post drejtues, atë të kreut të emergjencave civile.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.