Shkëmbimi i territoreve, Thaçi: Kurrë nuk do lejoj pazar për kauzën kombëtare me Serbinë
“Kurrë nuk do të ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë”. Deklarata erdhi nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Diasporës që është duke u zhvilluar në Tiranë.
Për presidentin Thaçi shkëmbimi i territoreve është pazar me kauzë kombëtare që nuk do të lejohet prej tij.
Por presidenti Thaçi nuk përjashtoi mundësinë për korrigjim të kufijve pa cenuar territorin e Kosovës.
Me herët Thaçi vlerësoi kontributin e shqiptarëve kudo ndodhën pa të cilin, sipas tij, Kosova sot nuk do të gëzonte lirinë dhe demokracinë e saj.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.