Shkon në 13 numri i personave të konfirmuar me COVID-19 në Kosovë! Ministri i Shëndetësisë apel qytetarëve: Ndiqni rekomandimet
Numri i personave të konfirmur të prekur nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 13. Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë i Kosovës Arben Vitia sipas të cilit, mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19.
“Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë” njoftoi Vitia. Në këtë situate, këshillon ministri, “vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme”.
“Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik” shkruan ministri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.