Shkon në 16 numri i konfirmuarve pozitivë me COVID-19 në Kosovë! Instituti: 271 testime
Ka shkuar në 16 numri i personave të konfirmuar se janë prekur me COVID-19 në Kosovë. KJo bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që njofton se pas mesnate në laboratorët e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19.
“Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2” njofton Instituti.
Në fund të informimi, Instituti evikdenton se në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e qytetarëve është e domosdoshme. “Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik” e mbyll njoftimin Instituti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.