Shkrirje e gjigantëve të pronave në Gjermani / Vonovia do të blejë për 22 mld USD rivalin Deutsche Wohnen
Grupi më i madh i pronave të banimit në Europë, Vonovia, bëri të ditur se ka rënë dakord të blejë rivalin më të afërt gjerman, Deustche Wohnen, për rreth 18 miliardë euro, për të përballuar më mirë investimet e ardhshme mbi ngrohjen e brendshme. Nën marrëveshjen, Vonovia do të paguajë 52 euro për aksion dhe aksionerët e Deutsche Wohnen , do të mbajnë të drejtat për një dividet prej 1.03 për aksion, sipas kompanisë. Kjo përbën një shtesë, apo prim, prej rreth 18% sipër çmimit të tregtisë në ditën e Premte. Aksionet e Deutsche Wohnen priteshin në rritje me 11%, ndërsa Vonovia, në rënie me 1.6%. Vonovia, që ka prona në qytete gjermane, austriake dhe suedeze, përmendi nevojën për t’i bërë apartamentet më efecientë ndaj energjisë, dhe më të përshtatshme për të moshuarit. “Bashkimi me Deutsche Wohnen na jep mundësinë për t’i bërë ballë këtyre sfidave”- tha ekzekutivi i Vonivia, Rolf Buch. Deutsche Wohnen, që ka ndërtesa kryesisht në Berlin, theksoi se e mbështet ofertën. Për të marrë mbështetje në kryeqytet, ku të drejtat e qiramarrësve dhe rritja e qirave kanë qenë çështje të mëdha, 2 kompanitë premtuan të limitojnë rritjet e qirave në 1% në vit për 3 vite, dhe t’i përshtatin vetëm ndaj inflacionit në 2 vitet në që vijnë .
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.