“Shmangni Spanjën dhe Portugalinë” / Ministri rekomandon francezët prej rrezikut të variantit Delta
Ministri francez i Çështjeve Europiane, Clement Beaune, tha se ka këshilluar francezët që të shmangin Spanjën dhe Portugalinë për pushimet e Verës, për shkak të rrezikut në lidhje me variantin Delta të koronavirusit. Rritja e rasteve me Covid-19 për shkak të variantit Delta, të zbuluar fillimisht në Indi, ka bërë që autoritetet në Spanjë dhe Portugali të detyrohen të vendosin masa të reja të karantinës.
Varianti tejet ngjitës i koronavirusit zë tashmë rreth 40% të infeksioneve të reja në Francë dhe sipas qeverisë, do të shkojë dëm vera nëse shfaqet një valë e katërt e infeksioneve. Beaune tha se Franca mund të vendosë në ditët e ardhshme për të shtrënguar masat, përfshirë kontrolle më të ashpra të pasaportave shëndetësore europiane, për të siguruar një fluks të sigurtë të pushuesve.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.