Shoqata e pneumologëve – Prezantohen risitë në konferencën e mundësuar nga FARMANET

Prezantohen risitë dhe gjetjet e reja shkencore në fushën e Pneumologjisë. Gjatë konferencës shkencore, të mundësuar nga FARMANET, mjekët pneumologë prezantuan gjetjet e tyre për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve të poshtme respiratorë, por jo vetëm. Kjo konferencë u përqendrua kryesisht në tre shtylla kryesore, antibiotikoterapia, mykolitikët dhe anti-inflamatorët josteridë.
“Statusi kritik dhe veprimet kritike për pacientët që shënojnë një PSI të lartë, do të ishte i domosdoshëm kujdesi për të evidentuar mundësinë e gjendjes septike. Vlerësimi i kritereve SIRS, pra Sindromit Sistemik të Reagimi Inflamator do ishte shumë i domosdoshëm”, shprehet Silva Bala, Presidente e Shoqatës së Pneumologëve të Shqipërisë.
Ajo që evidentohet sipas mjekut, Hasan Hafizi, është se produktet që jepen pa recetë janë medikamentet që përdoren më tepër në praktikën klinike. Sipas tij, nevojiten studime të mëtejshme për këto produkte që lëshohen pa recetë, për efektet anësore që mund të krijohen.
Në këtë konferencë shkencore të Shoqatës së Pneumologëve të Shqipërisë u vu re një larmishmëri temash, ku u përcollën gjetje të reja, të cilat pasurojnë fushën mjekësore për trajtimin sa më efecient të sëmundjeve.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.