Shoqata MikroFinanca Shqiptare njofton mbylljen me sukses të fushatës edukative “Huamarrje e Zgjuar”: Synim, ndërgjegjësimi i klientëve
Shoqata MikroFinanca Shqiptare nëpërmejt një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se ka mbaruar me sukses Fushatën Edukative “Huamarrje e Zgjuar”, një iniciativë e Qëndrës për Mikrofinancën (MFC), një rrjet organizatash dhe institucionesh që promovojnë mikrofinancën sociale në 113 vende të botës.
Siç njoftohet kjo fushatë edukative synon të rrisë ndërgjegjësimin tek klientët që duan të kryejnë aplikimin për një mikrokredi, ndërgjegjësimin ndaj mbingarkesës me borxh financiar dhe se si mund të shmanget, njohja me të drejtat dhe detyrimet që i lindin huamarrësit me firmosjen e kontratës së kredisë, njohja e detajuar e të gjitha pikave të kontratës së kredisë, komunikimi me institucionet kredidhënëse nëse shfaqen probleme në ripagimin e kredive, etj
Gjithashtu Shoqata MikroFinanca ka bërë edhe një thirrje ndërgjegjësuese ndaj të gjithë operatorëve të kësaj fushe për të treguar etikë maksimale ndaj klientëve:
“Është shumë e rëndësishme që institucionet financiare dhe stafi që është në shërbim të drejtpërdrejtë të klientit, por edhe aktorë të tjerë të tregut financiar, të aplikojnë standarte maksimale të transparencës, etikës në ofrimin e shërbimeve dhe të shmangies së asimetrisë së informacionit, për t’i dhënë mundësinë klientit të marrë vendime të informuara dhe të bëjë zgjedhjen e duhur midis institucioneve të ndryshme dhe produkteve të ndryshme të të njëjtit institucion.”
Më tej bëhet me dije se Fushatës i janë bashkuar edhe më shumë anëtarë këtë vit, që kanë patur rolin e tyre mbi si Agro & Social Fund, Fondi BESA dhe NOA, të cilët kane qenë jashtëzakonisht aktive në komunikimin me klientët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.