Shqipëri-Kosovë / Nënshkruhen tre akte të rëndësishme në fushën e Doganave

Në kuadër të mbledhjes së dy Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, Administratat Doganore respektive nënshkruan tre akte të rëndësishme, si:
“Manuali i përbashkët për Procedurat Standarte të Operimit (PSO) për pikën e kalimit kufitar Morinë-Vermicë”.
Urdhërin e përbashkët “Për funksionimin e profileve të riskut në zbatimin e procedurave të transitit të mallrave përmes territorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas”.
Manualin “Për procedurat e transitit në zyrën e doganës së Kosovës pranë Portit Detar të Durrësit”, i cili do të hyjë në fuqi në një moment të dytë sipas njoftimit të ndërsjelltë.
Miratimi i këtyre akteve pritet të sjellë;
Standartizim dhe njehësim të procedurave doganore.
Lehtësim të lëvizjes së mallrave në të dy vendet.
Uljen e kohës së përpunimit të mallrave përmes analizave të përbashkëta të profileve të riskut.
Uljen e kostove për bizneset e dy vendeve përmes aplikimeve të procedurave të thjeshtëzuara.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.