Shqipëria destinacion plot surpriza! “Suitcase Magazine”: Pse duhet të jetë “arratia” juaj e ardhshme europiane? (FOTOT)

Ndonëse vera ka ikur, sërish mediat ndërkombëtare sugjerojnë Shqipërinë si një destinacion plot surpriza.
“Pse Shqipëria duhet të jetë “arratisja” juaj e ardhshme evropiane”. Ky është titulli që ka përzgjedhur për artikullin e saj, revista e udhëtimeve “Suitcase”. Kjo revistë e cila shkruan shpesh herë rreth destinacioneve turistike, ka sugjeruar lexuesit e saj të vizitojnë Shqipërinë “një vend plot me surpriza”.
Lottie Gross është autorja e këtij artikulli, një kontribuuese në disa revista udhëtimesh, shkruan për herë të parë për Shqipërinë.
“Kur mendoni diellin, detin dhe rërën, Shqipëria me siguri nuk është destinacioni i parë që vjen në mendje. E pra, mendojeni përsëri! Shmangni paragjykimet tuaja dhe zbuloni një vend plot “intriga”. Arkitektura, gjuha dhe historia e saj enden së bashku për të krijuar një pëlhurë kulturore ndryshe nga çdo destinacion tjetër evropian.
Shqipëria është shtëpia e disa prej plazheve të pacenuara dhe “të pamposhtura” të Mesdheut. Vendi është i pozicionuar midis Greqisë dhe Malit të Zi, ndërkohë brigjet me rërë dhe ujërat gërshetohen në të gjithë anën perëndimore”.
Përtej plazheve dhe kryeqytetit, Shqipëria ka qytete shumë simpatike të cilat ofrojnë kënaqësi për t’i zbuluar, ndërkohë që lidhja me to bëhet aq e madhe sa është e vështirë t’i braktisësh.
Gjirokastra, shtëpia e autorit të nderuar Ismail Kadare, ngjitet në një kodër në pjesën juglindore të vendit. Shtëpitë e larta, otomane, të ndërtuara më së shumti në shekullin e 19-të, janë të vendosura në rrugët e pjerrëta me kalldrëm.
Më në veri se Gjirokastra, qyteti i Beratit është ndoshta më atmosferiku i vendit. Në veriun e largët të vendit ndodhet Lugina e Valbonës dhe është një nga vendet më të bukura në Shqipëri.
Vendosur në mesin e Alpeve, malet “godasin” si copëzat e xhamave të thyer, ndërkohë lumi rrjedh në qendër të kësaj zone. Kur shikon buritë që të ofron Shqipëria, mund të thuash me plot gojë që duhet të jetë “arratia” juaj e ardhshme.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.