Shqipëria merr masa kundër koronavirusit: Ndalohen fluturimet, mësimi, vizita në spitale, eksporti i barnave e deri festat në lokale nate
Pas evidentimit të dy rasteve me koronavirus, në Shqipëri është rritur niveli i masave parandaluese. Një nga vendimet e njoftuara është pezullimi i përkohshëm i fluturimeve direkte drejt veriut të Italisë.
Po ashtu, një masë tjetër e njoftuar nga kryeministri është pezullimi i aktivitetit mësimor dhe i grumbullimeve masive deri me 3 prill. Në listën e aktiviteteve të ndaluara janë aktivitetet publike si konferenca, aktivitete sportive etj. Kryeministri këshilloi të rinjtë që të evitojnë daljet nëpër festa në lokalet e natës.
Një masë tjetër e njoftuar është ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore. Kjo do të bëhet vetëm me urdhër të posaçëm të ministrit të shëndetësisë.
Po ashtu, një vendim tjetër është ai i ndalimit të vizitave në spitale. Vendimi përcakton se familjarët dhe shoqëruesit e pacientëve që janë të shtruar ën spitale, nuk do të lejohet të kryejnë vizita përveçse në rastet kur ka një kërkesë nga mjekët ap drejtoria e spitaleve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.