Shqipëria, vendi më i varfër në Ballkan – Salinas: Çlirimi i potencialit privat dhe kualifikimi, rrugët për daljen nga varfëria
Shqipëria vijon të mbetet shteti më i varfër në rajon, pavarësisht rikuperimit nga situata pandemike dhe rikthimin në nivelet e para krizës. Referuar raportit të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, varfëria në fund të këtij viti pritet të regjistrohet në nivelin 30.8 për qind, apo 5.5 dollarë në ditë për banor .
I pyetur nga RTV SCAN gjatë prezantimit të raportit, nëse rikthimi ne nivelet e vitit 2019 është i mjaftueshëm, Menaxheri i Zyrës se Bankës Botërore per Shqipërinë, Emanuel Salinas tha se çfarëdo shifre të regjistrohet, varfëria përbën problem kryesor.
Sipas tij, dy janë rrugët kryesore për daljen nga varfëria, çlirimi i potencialit privat dhe kualifikimi i burimeve njerëzore, jo vetëm për vendet ekzistuese të punës, por edhe për të ardhmen me progresin që po bën teknologjia.
Lidhur me rrezikun që vjen nga kriza e energjisë dhe ndikimin e mëtejshëm në varfëri, ekspertët e Bankës Botërore kanë propozuar që qeveria të mund të rishikojë tarifat e energjisë elektrike.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.