Shqiptarët që jetojnë në Kinë, Ministria e Jashtme: Pezullohen hyrjet deri në një komunikim të dytë
Ministria e Jashtme ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Kinë se duke filluar që nga data 28 mars, ka vendosur të pezullojë përkohësisht hyrjet e shtetasve që mbajnë vizë apo leje qëndrimi të vlefshme, deri në një moment të dytë.
Po ashtu, ndalohet edhe hyrja e shtetasve me kartën e udhëtimit të biznesit APEC. Ky vendim, sipas Ministrisë së jashtme, nuk prek hyrjen e shtetasve të huaj me pasaportë diplomatike, shërbimi apo mirësjellje, si dhe ata shtetas me pasaportë të tipit C.
“Shtetasit e huaj, që për veprimtari të nevojshme ekonomike, tregtare, shkencore ose teknologjike ose për nevoja urgjente humanitare, do t’u nevojitet hyrja në Republikën Popullore të Kinës, do të duhet aplikojnë për viza në Ambasadat ose Konsullatat kineze” shkruan më tej Ministria e jashtme në njoftimin e bërë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.