Shqiptarët s`kanë me ç`të mburren – Indeksi i cilësisë së kombësisë, më keq se fqinjët
Shtetësia shqiptare ka një ndër cilësitë më të dobëta në Europë, ose të paktën këtë pretendon studimi më i fundit i “Henley and Partners”. Në indeksin e cilësisë së kombësisë, Shqipëria renditet vetëm në pozicionin e 78-të në botë, ndër 159 vende.
Pavarësisht renditjes së dobët, Shqipëria klasifikohet në grupimin e shteteve që kanë një cilësi të lartë të kombësisë, që ilustrohen në hartë dhe në tabelë nga ngjyra jeshile.
Të dhënat i referohen vitit 2016, ndërkohë që në raportin e një viti më parë, Shqipëria renditej në vendin e 80-të në botë. Siç duket qartë nga kjo hartë, ku ngjyra portokalli përfaqëson një rezultat më të dobët, ajo jeshile një rezultat më të mirë, dhe ajo blu një cilësi maksimale, Ballkani performon keq në Europë.
Tre vendet me performancën më të dobët janë Bjellorusia, Ukraina dhe Kosova që renditet e fundit. Më pas ndjek Turqia dhe pastaj vendi ynë.
Nënshtetësia maqedonase, serbe, malazeze, ajo boshnjake e më pas ajo greke dhe kroate vlerësohen bindshëm më cilësore sesa ajo shqiptare, siç duket qartë edhe nga ky ilustrim. Studimi thotë se gjermanët janë ata që kanë arsyet më të mëdha për t’u mburrur me kombësinë e tyre.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.