Shqiptarët vazhdojnë të preferojnë transportin ajror, por volumi i mallrave rritet nga deti
Shqiptarët vazhdojnë të preferojë të udhëtojnë nëpërmjet linjave ajrore krahasuar kjo me atë detare. Sipas raporti të INSTAT për katërmujorin e parë të vitit 2018 transporti ajror i pasagjerëve zë 77,6 për qind të transportit gjithsej.
Ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në këtë periudhë është 772.519 duke u rritur me 10,7 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Në katërmujorin e parë 2018 janë kryer 7.416 fluturime, duke u rritur me 7,9 për qind, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i fluturimeve të kryera, në Prill 2018, është 1.992, duke shënuar një rritje me 12,5 për qind, ndaj Prill 2017. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Prill 2018 është 58.093 pasagjerë, krahasuar me Prill 2017, ky tregues është ulur 28,0 për qind. Në katërmujorin e parë 2018, kanë udhëtuar me linjë detare 207.341 pasagjerë, duke u ulur me 17,1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.
Nga ana tjetër në raport vihet re, se pavarësisht rënies së numrit të pasagjerëve që zgjedhin deti, volumi i mallrave ka pësuar rritje.
Në katërmujorin e parë 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.298 mijë ton, duke u rritur me 5,4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Ndërsa nëse shohim vetëm muajin Prill, kjo sasi malli është ulur me 9.1 për qind nga Prilli i 2017.
Sa i përket volumit të mallrave të transportuara me hekurudhë për katërmujorin e parë 2018, ky volum është 4.400 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 35,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Në katërmujorin e parë 2018 volumi i mallrave të transportuar me ajër me ajër është 717 ton mallra, duke u rritur 4,1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë 2017.
Në katërmujorin e parë 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 300 mld lekë dhe 55,0 për qind e tyre u transportua me det.
“Në katërmujorin e parë 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 60,6 për qind, me rrugë 32,4 për qind dhe me ajër 0,5 për qind. Mallrat e eksportuara me rrugë, në katërmujorin e parë 2018, janë rritur me 14,5 për qind dhe me ajër janë rritur me 61,4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në katërmujorin e parë 2018, mallrat e importuara me det zënë 52,2 për qind, me rrugë 42,2 për qind dhe me ajër 2,8 për qind. Mallrat e importuara me det, në katërmujorin e parë 2018, janë rritur me 13,2 për qind dhe me hekurudhë janë ulur me 15,0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.