Shtatë mënyrat për të zvogëluar rrezikun e goditjeve në tru
Njohja e shenjave dhe kërkimi i trajtimit të hershëm mund të zvogëlojë dëmet e shkaktuara nga një goditje, ose t’i pengojë ato krejtësisht. Këtu janë hapat që mund të merrni, nga monitorimi i presionit të gjakut për të kontrolluar kolesterolin.
Trajtimi i hershëm parandalon dëmtimet e përhershme
Goditja është dëmtimi i shkaktuar nga një mpiksje ose një rrjedhje të gjakut në tru. Ky është shkaku kryesor i paaftësisë serioze afatgjatë i njerëzve në Britaninë e Madhe. Një e katërta goditjeve ndodhin tek njerëzit nën moshën 65 vjeç dhe dëmet e shkaktuara variojnë nga ndryshimet minimale të kapura në një skanim, deri tek humbja e fjalës, dhe nga vështirësia në gjetjen e fjalëve. Deri në një të pestën e goditjeve janë fatale. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm do të thotë një rezultat më i mirë. Simptoma të tjera për të vepruar urgjentisht janë dobësia e papritur ose mpirje në njërën anë të trupit, humbje të shikimit, konfuzion i pashpjeguar, një rënie e papritur dhe dhimbje koke të tmerrshme.
Mbani nën kontroll presionin e gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një tjetë faktor i rëndësishëm që mund ta parandalojë rrezikun. Në Shtetet e Bashkuara, farmacistët kontrollojnë dhe trajtojnë presionin e gjakut pasi burrat e zinj janë të diagnostikuar me këtë goditje në tru. Por ekzistojnë dëshmi se në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit me prejardhje afrikano-jugor janë më të prirur për të pasur një presion më të lartë të gjakut, dhe ndonëse më pak të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës.
Kontrolloni pulsin tuaj
Shkalla e parregullt e zemrës (fibrilacioni atrial, AF) rrit rrezikun e goditjes, sepse zemra mund të lëshojë copa të vogla të mbeturinave për të pasur një aritmi të parregullt e cila mund të shkojë deri në tru duke shkaktuar bllokim të saj. Hollimi i gjakut (antikoagulimi) redukton ndjeshëm rrezikun e goditjeve. AF mund të rikthehet në ritmin normal (sinus), por kjo luhatje mund të jetë e rrezikshme dhe fatale për goditjet në tru. Zemrës gjithashtu mund t’i jepet një goditje elektrike (kardioversion), trajtim për të shkatërruar burimin elektrik ose një stimulues kardiak për të anashkaluar rrahjet e parregullt të zemrës.
A jeni diabetik?
Një në 16 prej nesh jeton me diabet dhe rreth 12% ende nuk e dinë. Diabeti i pa-diagnostikuar dhe i nënvleftësuar është një faktor i rëndësishëm rreziku për goditjet në tru. Ju keni më shumë gjasa të jeni diabetik nëse jeni mbipeshë ose keni prejardhje të Azisë Juglindore ose Afrikano-jugor. Nëse jeni diagnostikuar me diabet, menaxhimi i kujdesshëm për të rikthyer nivelin e glukozës në gjak në diapazonin normal, do ta zvogëlojë rrezikun tuaj të goditjes. Nëse jeni diabetik, tensioni juaj i gjakut duhet të mbahet nën kontroll në vlerën e 140/80 dhe kolesteroli nën 5mmol / l për të mbajtur rrezikun e goditjes sa më të ulët të jetë e mundur.
Sa më shumë pini duhan, aq më shumë mund të goditeni
Sa më shumë pini duhan, aq më i madh është rreziku, kështu që nëse nuk mund të hiqni dorë, kjo rrezikshmëri mund të pritet. Nëse arrini ta lini duhanin, rreziku juaj për goditjet në tru do të jetë ai i një duhanpirësi që nuk do të mposhtet kurrë edhe brenda pesë viteve.
Kontrolloni kolesterolin tuaj
Nivelet e larta të kolesterolit në gjak mund të bllokojnë arteriet. Nëse sëmundja e hershme e zemrës pas (moshës 60 vjeçare), mund të ketë tendencë gjenetike në nivele anormale të larta të kolesterolit, edhe nëse keni një mënyrë jetese të shëndoshë. Testi i gjakut do t’ju tregojë nëse keni ndonjë problem apo jo. Për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës duhet të matni presionet e gjakut, kolesterolit dhe nivelet e glukozës. Nivelet e larta të kolesterolit mund të ulet ndjeshëm në rast se humbni peshën e tepërt, duke u ushtruar, duke shkurtuar ushqimet e pasura me kolesterol dhe, nëse është e nevojshme, duke marrë mjekimin e duhur.
Mini-goditje
Sulmet e kalueshme ishemike (TIAs) shkaktojnë të njëjtat shenja paralajmëruese si goditjet në tru por zakonisht zgjasin rreth gjysmë ore. Megjithatë, 40% e njerëzve me një TIA do të vazhdojnë të kenë një goditje, dhe rreziku i kësaj është më i madh nëse jeni mbi 70 vjeç, keni tension të lartë të gjakut ose jeni me diabet apo keni simptoma që zgjasin më shumë se 90 minuta. Trajtimet për TIA përfshijnë barnat e hollimit të gjakut (antikoagulimi) dhe kontrollin e kujdesshëm të faktorëve të rrezikut (glukoza, kolesteroli dhe presioni i gjakut). Njerëzit shpesh humbin kurajën gjë qe i çon në përdorimin e drogave apo alkoolit edhe pse mund të kenë përfunduar një trajtim mjekësor, dhe është mjaft e rëndësishme për të marrë medikamentet e duhura në mënyrë që të shmangni goditjet në tru.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.