Shtohen rastet me Omicron në SHBA – Shumica e personave të infektuar kanë qenë plotësisht të vaksinuar!

Mesatarja shtatëditore e rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara u rrit me 37 për qind dhe vdekjet mesatare në ditë u rritën me 28 për qind, tha Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky. Të dhënat fillestare sugjerojnë se përforcuesit e vaksinës COVID-19 ndihmojnë për të forcuar mbrojtjen kundër variantit Omicron të koronavirusit, tha Ëalensky në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.
Shumica e 43 rasteve me COVID-19 të shkaktuara nga varianti Omicron të identifikuara në Shtetet e Bashkuara deri më tani ishin në njerëz plotësisht të vaksinuar dhe një e treta e tyre kishin marrë një dozë përforcuese, sipas një raporti zyrtar. Ndërsa numrat janë shumë të pakët, ato shtojnë shqetësimet në rritje se vaksinat aktuale të COVID-19 mund të ofrojnë më pak mbrojtje kundër variantit të ri shumë të transmetueshëm.
Varianti Omicron i koronavirusit është gjetur përmes testimit në rreth 22 shtete deri më tani, pasi u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Hong Kong në fund të nëntorit.
Rasti i parë i njohur i Omicron në SHBA u identifikua më 1 dhjetor në një person plotësisht të vaksinuar që kishte udhëtuar në Afrikën e Jugut. CDC tha se data më e hershme e shfaqjes së simptomave ishte 15 nëntori në një person me një histori udhëtimi ndërkombëtar. Varianti Delta ende përbën më shumë se 99 për qind të të gjitha rasteve në SHBA. Por raportet nga Afrika e Jugut tregojnë se varianti Omicron është shumë i transmetueshëm.
Edhe nëse shumica e rasteve janë të lehta, një variant shumë i transmetueshëm mund të rezultojë në mjaft infeksione për të mposhtur sistemet shëndetësore, paralajmëroi CDC.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.