Më shumë kontroll mbi reklamat online – Google nxjerr opsionin e ri “Mute This Ad”
Google nxori një opsion të ri i cili do të lejojë përdoruesit të mos shohin reklama të cilat i inkurajojnë të blejnë produkte nga uebsajtet që kanë vizituar në të kaluarën.
Të quajtura ndryshe “reklama përkujtuese” ato gjurmojnë se çfarë keni parë së fundi në faqe të ndryshme interneti dhe ua shfaqin ato.
Google po planifikon ta zgjerojë mjetin e ri në mënyrë që të kontrollojë reklamat edhe në Youtube, Search dhe Gmail në muajt e ardhshëm.
Këto reklama nuk do të shfaqen në uebsajtet që përdorin shërbimin e Google për të reklamuar dhe do të zëvendësohen nga reklama të tjera.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.