Si e ndryshon përmbajtjen e një mesazhi përdorimi i shpeshtë i ”pikës”
Kur është fjala për të shkruar mesazhe në telefon, gjithsecili prej nesh, ka një stil të vetin. Ajo çfarë kemi vënë re kohët e fundit është mosrespektimi i rregullave të drejtshkrimit. Kur dërgojmë mesazhe joformale, shpesh përdorim shkurtime fjalësh për efekt shpejtësie por edhe përdorimin e emoji-ve të ndryshme për të pasqyruar saktësisht konotacionin me të cilin po shprehemi, për të mos krijuar keqkuptime.
Një nga shenjat e pikësimit, që nuk mungon në mesazhet që dërgojmë, është ‘’pika’’. Nëpërmjet përdorimit të saj, arrijmë të kuptojmë kur dikush është i nevrikosur apo mërzitur. Për të shprehur këto lloj gjendjesh emocionale, përdorim më shpesh pikën gjatë fjalive. Megjithëse ‘pika’ ende mund të sinjalizojë fundin e një fjalie në një mesazh shkrimor, shumë përdorues do t’i heqin ato (veçanërisht nëse mesazhi është vetëm një fjali e gjatë). Kjo tendencë tani ndikon lehtësisht në mënyrën se si ne i interpretojmë mesazhet.
Një shembull tjetër i ndryshimit të gjuhës së shkruar në krahasim me atë të folur është përsëritja e shenjave të pikësimit. Studiuesja e komunikimit Erika Darics ka vërejtur se përsëritja e shkronjave ose shenjave të pikësimit i shton intensitetin mesazheve. Ajo shpjegon se kjo formë komunikimi krijon “një shfaqje të informalitetit nëpërmjet përdorimit të një stili të shkruar të relaksuar”. Darics e shpjegon këtë fenomen si një proces që vë në dukje, se ‘’pikat’’ e përsëritura në një mesazh mund të përcjellin një ton të sinqertë dhe tepër komod.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.