Si është mbyllur java për valutat kryesore?! – ‘Kërcen’ sërish Dollari, fiton gati 1 pikë brenda natës. Dobësohet Euro

Monedha europiane e ka mbyllur negativisht këtë javë duke humbur sërish pikë për të dytën ditë radhazi teksa është blerë këtë të premte me 122.4 lekë dhe është shitur me 123 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë prej 0.8 pikë nga dita e enjte duke u blerë mëngjesin e sotëm me 102.3 lekë dhe duke u shitur me 103.3 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik është shfaqur i qëndrueshëm këtë ditë të fundit të javës teksa vijon edhe sot të blihet me 142.4 lekë dhe të shitet me 143.3 lekë sikurse edhe dje.
Franga zvicerane ka pësuar rënie më të fortë nga valutat kryesore pasi ka humbur 0.7 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 111.5 lekë dhe duke u shitur me 112.4 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.