Si ta kuptoni nëse një orë Rolex është apo jo origjinale?

Shpeshherë në vendin që jetojmë përballemi me dilemën nëse produkti që po blejmë është ai “i duhuri” dhe nuk po japim paratë tona për një produkt fals të cilin po e paguajmë po aq sa një i vërtetë.
Një zgjidhje për këtë është që të blejmë gjithnjë vetëm në dyqanet e certifikuara, por ndonjëherë tundimi për të patur një produkt të mirë me një çmim ndoshta pak më të ulët te një tregtar që i fut këto produkte “fshehurazi” është vërtetë i madh.
Për të hequr këtë dilemë të madhe për sa i përket orëve Rolex, McKenzie, CEO dhe themelues i retailit luksoz Xupes tregon për Bussiness Insider se si të zbuloni fare thjeshtë nëse një orë Rolex është origjinale.
Mënyra e parë është vëzhgimi i numrave serialë, i cili menjëherë do t’ju tregojë se ora është fake në rast se nuk rezulton askund.
Mënyra e dytë është kontrollimi i logos së markës dhe shtrëngimi i orës, edhe nëse nuk keni parë se si një Rolex original është me siguri do të kuptoni nëse nuk është.
Dhe mënyra e tretë është të shikoni nëse akrepi i orës lëviz në të gjithë fushën dhe nuk bën “tik-tak-un” që duhet atëherë ajo orë nuk ka asnjë lidhje me një Rolex original?
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.