Si të rrisim eksportet?! – Peleshi: 600 biznese në diasporë promovojnë produkte shqiptare
Rreth 600 restorante në diasporë me pronarë shqiptarë apo që menaxhohen nga shqiptarët janë në dispozicion të eksportuesve dhe shoqatave të agrobiznesit në Shqipëri.
Qëllimi i kësaj nisme në kuadër të Diplomacisë Ekonomike është shtimi dhe mundësia për rritje të potencialit të eksportit.
Në eventin e promovimit të prodhimit shqiptar drejt diasporës ministri Peleshi tha se bujqësia shqiptare ka bërë hapa përpara, veçanërisht në eksportet. Në total eksportet janë rritur me 14 %, megjithatë eksportet mbeten ende sfidë.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se pas fazës së evidentimit të këtyre 600 restoranteve, tanimë do të bëhet kanalizimi i të gjitha energjive që këto restorante të kenë mundësi të bëjnë pjesë të asortimenteve të tyre prodhime shqiptare.
Së shpejti ky projekt do të finalizohet me një aplikacion që do të quhet “Albanian Flavors”, ku do të prezantohen prodhimet shqiptare.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.