Siguria ushqimore në kohë pandemie – AKU gjobit me 50 mijë lekë një furrë buke
Gjatë 24 orëve të fundit trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kontrolluar 100 subjekte ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitoruar apo këshilluar në kuadër të respektimit të masave të shtuara për mospërhapjen e Covid-19.
Sipas AKU shtë vendosur 1 masë administrative “gjobë” në vlerën e 50 mijë lekëve në një subjekt me aktivitet “furrë buke” në Korçë, pasi u konstatua se tregtonte bukë të prera në shkelje të aktit normativ.
“Gjithashtu është dhënë 1 masë administrativë “paralajmërim” në një subjekt me aktivitet “furrë buke” në Berat, në të cilën nuk u vërejt të tregëtohej bukë e prerë, por në ambientet e tregtimit ndodhej prerësja e bukëve. Është bërë bllokimi dhe është lënë afat për largimin e saj nga ambientet e punës,” bën me dije AKU.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje të vazhdueshme të gjithë Operatorëve të Biznesit Ushqimor që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat e marra nga AKU për shmangien e përhapjes së Covid-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.