Siguria ushqimore në sezon festash – AKU asgjëson mbi 74 ton produkte dhe kryen mbi 350 inspektime
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka kryer 370 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë këtyre 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 4 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim te planit DDD dhe rinovim të analizave të ujit ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 3 mostra në monitorim të produktit qumësht.
AKU njofton se me kërkesë të vetë subjekteve janë asgjësuar një sasi prej 74.4 ton produkte ushqimore si dhe në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 592 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.