Sigurimi i informacionit – Çdo aparat kompjuterik që përmban Intel, AMD dhe ARM, nën rrezik

Hulumtuesit mbi sigurinë zbuluan këtë javë disa të meta që mundësojnë vjedhjen e informacionit të ndjeshëm nga hackerat, për çdo aparat modern kompjuterik që përmban produkte nga Intel, Advanced Micro Devices dhe ARM holdings.
Një nga këto të meta është e specifikuar vetëm për Intel, ndërsa të tjerat ndikojnë kompjuterit, smartphonat, tabletat dhe serverat e internetit. Intel dhe ARM këmbëngulën se nuk është problem në projektim, megjithatë do të duhet që përdoruesit të përditësojnë sistemet e tyre operuese.
“Celularët, kompjuterat personalë dhe çdo aparat do të ketë ndikim, megjithatë kjo do të ndryshojë nga produkti në produkt”, the kreu ekzekutiv i Intel, Brian Krzanich. Hulumtuesit e ekipit të sigurisë së Google, Project Zero, në bashkëpunim me akademik të tjerë nga vende të ndryshme, zbuluan këto dy të meta.
E para, e quajtur Shkrirja (Meltdown), ndikon çipet e Intel dhe lejon hackerat që të tejkalojnë barrierën mes aplikacionit të hapur nga përdoruesi dhe memories së kompjuterit, duke i dhënë mundësinë hakerave që të lexojnë memorien e kompjuterit dhe të vjedhin fjalëkalimet.
E dyta, e quajtur Spektri (Spectre), ndikon çipet nga Intel, AMD dhe ARM, duke lejuar hakerat që të përdorin aplikacionet për të marrë informacione sekrete. Hulumtuesit bënë të ditur se Apple dhe Microsoft kishin përgatitur përditësime për përdoruesit që ndikohen nga këto dështime.
Google bëri të ditur në një postim se telefonat Android që janë pajisur me përditësimin e fundit mbi sigurinë janë të mbrojtur.
Përdoruesit e shërbimit të postës elektronike Gmail janë gjithashtu të mbrojtur, ndërsa përdoruesit e Chromebooks, motorit të kërkimit Chrome dhe shumë prej shërbimeve Cloud të kompanisë, do të duhet të instalojnë këto ndryshime. Aksionet e Intel ranë me gati 4% gjatë tregtisë amerikane.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.