Situata epidemiologjike / Në 24 orët e fundit humbin jetën 9 persona, 553 raste të reja
Sipas raportimi epidemiologjik të Ministrisë së Shëndetësisë, 553 raste të reja me COVID-19 dhe 9 humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit ne vendin tonë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç.
Sipas raportimit, aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.