“Skandal me tenderin e urgjencës”, Pampuri: Kompania e përjashtuar nga tenderët fitoi 450 mln për uniformat
Kompania fituese e tenderit të uniformave të punonjësve të urgjencës nuk duhet të merrte pjesë në tendera deri në vitin 2019, por Ministria e Shëndetësisë në mënyrë abuzive e ka shpallur atë fituese”. Denoncimi është bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e cila e ka konsideruar një aferë të pastër korruptive.
Kompania fituese e tenderit 450 milionë lekësh i uniformave të punonjësve të urgjencës, nuk duhet të merrte pjesë në tendera deri në vitin 2019, por Ministria e Shëndetësisë në mënyrë abuzive e ka shpallur atë fituese”.
Denoncimi është bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, e cila ka shtuar se Policia e Shtetit ndërpreu 2 vjet më parë me të njëjtën kompani kontratën për uniformat e saj për shkak të cilësisë.
Pampuri kërkoi reagimin e ministres, për atë që e konsideroi si aferë korruptive. “Ministrja Ogerta Manastirliu duhet të japë llogari për skandalin e uniformave 800 mijë lekëshe të urgjencës, që u reklamuan prej saj si standard i ri shërbimi, por që në të vërtetë fshehin një aferë korrupsioni dhe gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë”.
Pampuri foli edhe për cilësinë e shërbimit të urgjencës, duke thënë se autoambulancat të jenë në gjendje të mjerueshme, me mungesa në personel dhe në pajisje bazë për shpëtimin e jetëve.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.