Dy tërmete shkundin ishullin e Zakynthos-it sërish
Dy tërmete të forta, përkatësisht me një madhësi prej 4.4 dhe 5 ballë kanë shkundur ishullin Zakynthos brenda shtatë minutave nga njëri-tjetri këtë të dielë, raporton Instituti Gjeodinamik i Athinës.
Dridhja e parë është ndierë në orën 5:04 të mëngjesit dhe të dytin në orën 5:11 të mëngjesit.
Epiqendra e parë e tërmetit ishte 78 kilometra në jug të Zakynthos dhe e dyta ishte 59 kilometra në jugperëndim të ishullit. Nuk ka dëme të raportuara deri më tani.
Zakynthos u godit me një tërmet 6.4 në fillim të 26 tetorit, duke shkaktuar disa dëme por jo humbje të jetës, dhe nga ajo kohë ka pasur tërmete të herëpashershme.
Tërmeti i fuqishëm lëviz përgjithmonë ishullin grek me 3 centimetra
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.