Stadiumi i Kukësit – Miratohet fondi prej 200 mln lekësh për rikonstruksionin e tij
200 milionë lekë nga buxheti i shtetit do të vihen në dispozicion të projektit për rikonstruksionin e stadiumit ‘Zeqir Ymeri’ në Kukës.
Referuar vendimit të botuar në ‘Fletoren Zyrtare’, fondi i miratuar transferohet në formë granti nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Federata Shqiptare e Futbollit.
Punimet në këtë objekt do të monitorohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përmes një grupi ekspertësh me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kukës, Federata Shqiptare e Futbollit si dhe kompania projektuese.
G.D/SCAN
Kukësi me stadium të ri! – “Çdo qindarkë do të kthehet në investim”
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.