Studimi: 44% e republikanëve në SHBA besojnë se Gates do të përdori vaksinën për të vendosur një çip në trupin e tyre
Një studim i ri nga Yahoo News dhe YouGov ka zbuluar se 44% e republikanëve besojnë se Bill Gates do të përdorë vaksinimin COVID-19 për të implementuar një mikroçip, një teori konspirative që ka fituar tërheqje midis grupeve radikale dhe konservatore.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se 26% e republikanëve nuk besojnë në këtë konspiracion, ndërsa 31% mbeten të pavendosur në lidhje me këtë temë. Gjysma e njerëzve të anketuar që përdorin Fox News si burimin e tyre kryesor të lajmeve në TV gjithashtu besojnë tek ky konspiracion.
Sidoqoftë, sondazhi vuri në dukje gjithashtu se 19% e demokratëve, 24% e të pavarurve dhe 15% e njerëzve që përdorin MSNBC si burimin e tyre të lajmeve në TV gjithashtu besojnë mitin e mikroçipit.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.