Studimi/Çfarë alkooli pi? Shkakton reagime të ndryshme emocionale

Verë e kuqe i bën njerëzit të ndihen të relaksuar dhe të dashur, ndërsa vodka ose uiski rrit energjinë dhe agresionin, sugjeron një studim.
Hulumtuesit gjetën personat që pinë kanë reagime të ndryshme emocionale ndaj pijeve alkoolike të llojeve të ndryshme.
Studimi është kryer nga ekspertët në Universitetin Bangor dhe “King’s College” në Londër, ku zbuluan se vera e kuqe ka të ngjarë t’i bëjë njerëzit të ndjehen seksi dhe të relaksuar, por të lodhur dhe shumë të ndjeshëm, disa edhe mund të shkrehen në lotë.
Ata që pinin vodka apo uiski, ishin të lidhura me ndjenjat e agresionit dhe shqetësimit, por gjithashtu kishin edhe më shumë energji.
Birra rrit relaksimin dhe besimin te pijedashësit.
Vera e bardhë kishte një efekt të ngjashëm me verën e kuqe, por më pak të theksuar.
“Konkluzionet e studimit dolën pas një ankete, ku u pyetën 30 mijë persona në 21 vende të botës, të moshës 18-34 vjeç”, shkruan Daily Mail.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.