Studimi: Dietat mesdhetare mund t’ju ndihmojnë në parandalimin e depresionit

Sipas një studimi, njerëzit të cilët zbatojnë një dietë mesdhetare kanë më pak gjasa për tu prekur nga depresioni. Studiuesit nga University College London u shprehën se nëse konsumoni shumë fruta, perime, arra, bishtajore dhe peshk, dhe nëse shmangni ushqimet e përpunuara, të kripura ose ushqimet e ëmbla, mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionimit të aparatit tretës duke përmirësuar shëndetin tuaj si dhe atë mendor.
Ata sugjeruan se mjekët duhet tu tregojnë pacientëve të cilët vuajnë nga depresioni se përmirësimi i dietave mund të ndihmojë në trajtimin e tyre. “Ka dëshmi bindëse për të treguar një marrëdhënie midis cilësisë së dietës suaj dhe shëndetit tuaj mendor. Kjo marrëdhënie shkon përtej efektit të dietës në madhësinë e trupit tuaj ose në aspektet e tjera të shëndetit që mund të ndikojnë në shëndetin mendor tuajin “, u shpreh Camille Lassale nga UCL, autori kryesor i studimit.
“Ka një model të qartë që pas një diete të shëndetshme, të pasur me bimë dhe anti-inflamatore, mund të ndihmojë pozitivisht në parandalimin e depresionit”. Studiuesit, të udhëhequr nga University College London, hulumtuan zakonet dietike të 36,000 njerëzve në Francë, Australi, Spanjë, SHBA dhe Britani të Madhe dhe gjetën modele të ngjashme në të gjithë botën.
“Ekziston një lidhje e fuqishme midis aderimit më të lartë të një diete mesdhetare dhe aderimit më të ulët ndaj një diete pro-inflamatore dhe një rreziku më të ulët të depresionit”, shkruajnë ata në revistën Molecular Psychiatry. Inflamacioni është pjesë e reagimit imunitar të trupit dhe mund të rrisë si anën emocionale, siç është stresi, edhe me anë të dietës – me përmbajtje yndyrore, sheqer, alkool të tepërt etj, duke qenë fajtorë kyç.
Frutat dhe perimet, bishtajat dhe arrat të gjithë kanë tendencë të jenë më të larta në fibra, vitamina, minerale dhe polifenole anti-oxidant të dendura të cilat mund të zvogëlojnë inflamacionin. “Ekzistojnë gjithashtu prova të reja që tregojnë se marrëdhënia midis aparatit tretës dhe trurit luan një rol kyç në shëndetin mendor dhe se ky aks modulohet nga bakteret gastrointestinale, të cilat mund të modifikohen nga dieta jonë”.
Megjithatë, këto pretendime janë vënë në pikëpyetje nga akademikë të tjerë të cilët thonë se prova të sakta nuk ekzistojnë ende. Dr. Tasnime Akbaraly, nga Inserm, Francë, e cila është bashkautorë në studim, u shpreh: “Mënyra e vetme për të vërtetuar nëse lidhjet janë të vërteta është të zhvillohen analiza dhe eksperimente më të detajuara të fokusuar në nivelin e personave me depresion të theksuar. Analiza të tilla do të kërkonin përpjekje të konsiderueshme por do të ishin mjaft të vlefshme për t’u kryer. Deri më tani janë kryer vetëm analiza sipërfaqësore “.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.