Studimi i FCA/Do të hetojë tregun e platformave të investimeve prej 592 mld paund
Autoriteti i mbikëqyrjes financiare në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillojë një studim të tregut mbi përdorimin e platformave online për të shitur produkte të investimi drejt konsumatorëve.
Tregu i platformave është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, me aktivet nën menaxhim që kanë arritur në rreth 592 miliardë paund në vitin e kaluar, nga 108 miliardë paund që ishin në vitin 2008.
Platformat i mundësojnë investitorëve retail që të krahasojnë produktet dhe të bashkojnë paratë e tyre, duke arritur kthime më të mëdha.
Ky sektor përbën për 78% të tregut të investimeve me pakicë dhe mbikëqyrësi deklaroi se do të vëzhgojë platformat që japin ose jo këshilla për investimet.
Sipas raportimit fillestar, Standard Life dhe Old Mutual ishin ndër firmat që ofronin këshilla për investimet.
Megjithatë, mbikëqyrësi në Britani deklaroi se marrëdhënia mes ofruesve, menaxhuesve të aktiveve dhe këshilluesve financiarë ka potencial për të shtrembëruar konkurrencën duke inkurajuar platformat që të veprojnë në interes të atyre me të cilët kanë marrëdhënie tregtare se sa në interes të konsumatorëve.
“Ndërkohë që përdorimi i platformave po rritet, ne do të vlerësojmë nëse konkurrenca mes tyre po funksionon në interes të konsumatorëve”, tha Christopher Woolard, drejtori për konkurrencën dhe strategjinë i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Britani.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.