Studimi i ri i Harvard: Të menduarit për të shkurtuar punën dëmton produktivitetin

Autonomia tashmë është ajo që bën ligjin në vendin e punës. Studimet kanë konfirmuar se autonomia personale në punë rrit kënaqësinë e përfituar nga puna, çka sjell në angazhim më të madh.
Shumë punëmarrës tashmë preferojnë të punojnë nga shtëpia dhe të kenë kontroll mbi axhendën e punës. Në disa profesione si programimi, më shumë punonjës punojnë nga shtëpia se kurrë më parë, madje disa kanë nisur ta kërkojnë këtë gjë. Ideja ka fituar kaq shumë terren saqë në Japoni edhe vendet e punës më tradicionale po mësojnë të përshtaten me të.
Gjithsesi autonomia mund të ketë edhe pasoja. Një studim i ri tregon se kur punonjësit largohen nga axhenda e kompanisë për realizimin e detyrave, ka një rënie të produktivitetit.
Studimi është kryer nga Shkolla e Biznesit e Harvardit, Universiteti i Teksasit dhe Shkolla e Biznesit Kenan-Flagler. Në të janë analizuar të dhënat e mbi 2,7 milionë rasteve të procesuara nga firma që ofrojnë shërbime radiologjike.
Doktorët që analizojnë imazhet e skanimeve të ndryshme, ndonëse u është thënë të veprojnë në një mënyrë të caktuar, në 42% të rasteve shkelën rregulloren duke i analizuar imazhet e marra në grupime për lehtësi kohore.
E megjithatë, kjo metodë e doktorëve më me eksperiencë, kërkon 13% më tepër kohë se udhëzimet e dhëna nga puna. Si rezultat, në kohën e dhënë të punës, doktorët mundën të analizojnë më pak imazhe.
Studimi dha si arsye të kësaj vonese, kohën që duhet për të menduar se “çfarë do të bëj pastaj”. Në fakt, të menduarit se si të përmirësosh shpejtësinë e punës, e dëmton prodhimtarinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.