Studimi: Krijimi i lejes së atësisë për baballarët e rinj, nxit barazinë në tregun e punës

Në Haiti, si në shumicën e vendeve, shtrembërimet shoqërore apo pabarazitë e bëjnë më të vështirë që gratë të marrin pjesë në tregun e punës po aq sa edhe meshkujt.
Sipas një studimi të kryer nga Ministria e Çështjeve dhe të Drejtave, gratë përbëjnë më pak se një të tretën e sektorit formal.
Gratë jo vetëm që kanë më pak mundësi për punësim se burrat por edhe punojnë në punë më të pasigurta e me të ardhura më të ulëta.
Pas një pune të gjatë kërkimore, Dr.Torchenaud sugjeron se çfarë mund të duket si një zgjidhje e papritur për sfidën e një fuqie punëtore të paekuilibruar: krijimi i lejes së atësisë për baballarët e rinj.
Ideja qëndron në faktin se duke I ftuar burrat të marrin pushim të paguar gjashtë javë pas lindjes së fëmijës së tyre do të ketë mundësi për një barazi gjinore më të madhe në tregun e punës, në veçanti në përmirësimin e pjesëmarrjes së grave dhe qasjen e tyre në funksionet e menaxhimit në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.
Punëdhënësit ngurrojnë të punësojnë gratë sepse ato mund të mungojnë për periudha të gjata për shkak të lindjes. Kjo ndërhyrje do të minojë këtë argument, duke paraqitur një ngërç në ndërprerjen pothuajse të sigurt të karrierës së grave pas lindjes.
Dr Torchenaud parashikon që 90% e pushimit të prindërve do të merret dhe përqindja e grave që punojnë në sektorin formal do të rritet me 6.8% në vit.
Hendeku i pagave gjinore, aktualisht 32% në Haiti, do të reduktohet, dhe në këtë mënyrë do të krijohet kohë e lirë në për burrat.
Leja e atësisë do të kushtojë 2 miliardë gourdes, ndërsa zhvendosja e punësimit për burrat imponon një kosto prej 71.9 miliardë gourdes.
Përfitimet e pritura janë rritja e punësimit për gratë, koha e lirë për burrat dhe rritja e produktivitetit për kompanitë që diversifikojnë profilin e punonjësve të tyre.
Përfitimi i më shumë grave që mbeten në forcën e punës është me të njëjtën madhësi si kostoja e zhvendosjes së punësimit për burrat: një rënie në punësimin e burrave çon në një rritje të punësimit të grave.
Ky përfitim ka vlerë 71.9 miliard gourdes. Përfitimet e kohës së lirë për burrat janë të njëjta në madhësi si kostoja e pushimit të atësisë: 2.0 miliardë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.