Studio xhirimi nënujore – Prezantohet në Belgjikë studio unike kinematorgafike
Një studio e re kinematografike, mjaft e veçantë, është hapur në Belgjikë. Sipas pronarit të saj, studio është më unikja në botë. Veçantia e saj është pasi ajo gjendet nën ujë. Veç skenës nënujore, studio e rrallë ka edhe dy skena të tjera, kësaj radhe, të thata, duke pasur kështu të gjitha mekanizmat për të krijuar dallgë dhe erë, në mënyrë që të simulohet një stuhi perfekte, për çfarëdolloj nevoje. Studio përfshin një dysheme të lëvizshme, çka do të thotë se, skenat e xhirimit mund të lëvizen nga jashtë, brenda në ujë.
Një pjesë e skenës i`u demonstrua publikut në një shfaqje të posaçme . Pavarësisht se u prezantua vetëm së fundmi, në këtë studio kinematografike janë xhiruar disa skena filmash, si ato të regjisorit suedez Joachim Heden për filmin e tij sa i përket mbijetesës nga një stuhi në arktik.
“Breaking Surface” do të jetë kështu filmi i parë që xhirohet në studion nën-ujore, në një pishinë 9 metra të thellë. Studio në fjalë është financuar nga një agjenci e qeverisë belge, për shifrën e 1.1 milionë eurove.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.