Stuhia “mbërthen” SHBA – Ngrica dhe shira, mijëra fluturime të anuluara
Pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon të përballet me stuhi bore dhe shira të rrëmbyeshëm. Kapriçot e motit në vend do të vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës ndërkohë që shërbimi kombëtar i motit parashikon që të zhvendosen edhe më në juglindje.
Missisipi dhe Luisiana deri më tani janë zonat më të goditura nga dëbora dhe shirat e rrëmbyeshëm. Neë Yorku dhe Pennsylvania janë përfshirë nga ngricat ashtu si Kansas, Nebraska, North Dakota apo edhe Minnesota. Në Mineapolis termometri shënon -18 gradë celcius. Në disa prej shteteve vijon të jetë në fuqi gjendja e emergjencës. Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që pas Krishtlindjes, duke lënë deri tani të paktën 2 viktima në njerëz.
Mijëra linja ajrore kanë pezulluar fluturimet e tyre duke shkaktuar një kaos të madh mes udhëtarëve, sidomos në një periudhë si kjo, ku festat detyrojnë shumë njerëz të lëvizin, pjesa dërrmuese e të cilëve për të shkuar në shtëpitë e tyre.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.